E Diel, 1 Nëntor 2026

7 marsi, Berisha pret arsimtarët në P. Kongreseve

Për nder të ditës së mësuesve kryeministri do të organizojë sot një aktivitet në Pallatin e Kongreseve ku do të marrin pjesë rreth 3 mijë arsimtarë. Presidenti Topi priti dje arsimtarët në Pallatin e Brigadave. 

TIRANE- Sot është 7 marsi dite e cila është shndërruar tashmë prej dekadash si dita e festës së mësuesve për nder të “Mësonjëtores së parë” e cila u cel në qytetin e Korcës më 7 mars të 1887-tës.

Aktualisht në Shqipëri numërohen rreth 38.300 mësues që ushtrojnë profesionin e tyre, prej të cilëve mbi 30 mijë japin mësim në shkollat 9- vjecare dhe rreth 7.900 mësues janë në shkollat e mesme.

Për nder të ditës së mësuesve kryeministri do të organizojë sot një aktivitet në Pallatin e Kongreseve ku do të marrin pjesë rreth 3 mijë arsimtarë.

Nxënësit e shkollave në mbarë vendin kanë festuar dje 7 marsin për shkak se kjo datë përkonte me ditën e pushimit javor. Po dje Presidenti Bamir Topi, priti në një ceremoni të vecantë në Pallatin e Brigadave, një grup arsimtarësh me përvojë të gjatë pedagogjike, nga shkolla të ndryshme të vendit.

Gjatë fjalës së tij Topi tha se kjo festë mbush me gëzim jo vetëm mësuesit, por edhe nxënësit. Presidenti nuk la pa përmendur kategorinë e nxënësve që nuk i janë bashkuar edukimit nëpër shkolla, qoftë kjo për arsye ekonomike, qoftë edhe për shkak të ngujimit. "Askush, aq më shumë nxënësit, aq më shumë ata që nuk e kanë formimin për të kuptuar se si qëndrojnë gjërat, nuk duhet të penalizohen për shkak të kësaj plage", theksoi Presidendi Bamir Topi gjatë fjalës së tij.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›