Itali, burg përjetë shqiptarit ,vrau 4 bashkëatdhetarë
Me këtë vendim është mbyllur procesi gjyqësor me numrin më të madh të vrasjeje që gjykatat e Bergamos kishin gjykuar deri tani. Almir Haruni është autori i vrasjes së dy të rinjve, të cilët u gjetën të masakruar në një pyll në 2006.
BERGAMO- Katër herë burg për jetë për shqiptarin Almir Haruni i cili akuzohet se është autor i vrasjes së 4 shqitparëve, në dy ngjarje të ndryshme në Itali.
Sipas vendimit të Gjykatës së Bergamos dhënë pak ditë më parë, nuk ka asnjë dyshim që 32 vjecarin Almir Haruni është autori i vrasjeve të ndodhura në Osio Sotto në 1998 dhe në Maresana të Italisë në 2006.
Viktimat janë kushërinjt Astrit e Falmur Kolaveri të cilët u vranë në 1998 jashtë një lokali në Osio Sotto si dhe Kujtim Ibaj e Florinda Mukja, dy të rinjtë të cilët u gjetën të masakruar në një pyll të Maresanas në Ranica në mars të 2006.
Prokurori i cështjes Carmen Pugliese nuk kishte pranuar asnjë lloj shfajësimi të autorit dhe kishte kërkuar 60 vjet burg, 30 për cdo vrasje më pas kërkoi burg për jetë për Almir Harunin. Nga ana e tyre avokatët kërkuan lirimin për mungesë provash.
Me këtë vendim është mbyllur procesi gjyqësor me numrin më të madh të vrasjeje që gjykatat e Bergamos kishin gjykuar deri tani.
(s.g/BalkanWeb)