E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 marsi, Topi dekoron Kolegjin Harry Fultz

Presidenti Topi dje para mediave

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi në Ditën e Mësuesit ka nderuar me titullin e lartë Gjergj Kastrioti Skëndërbeu Kolegjin Komunitar Harry Fultz në Tiranë.

Në fjalëne  tij, Presidenti Topi tha se dekoroj me një titull të lartë, figurën legjendare të kombit shqiptar, me titullin e lartë Skëndërbeu, për të nderuar atë dhe misionin e tij, për linjën e teknikës dhe mekanikës dhe për bazat që hodhi për edukimin e brezave.

Më tej Presidenti tha se jo pa qëllim e kishte zgjedhur këtë ditë për nderimin e Kolegjit Harry Fultz, sipas tij është një dite simbolike për arsimin shqiptar, një ditë që duhet ta nderojmë. Na bën të jemi jo vetëm krenarë, por të shprehim edhe emocione të pastra, për mësuesin , për figurën e tij, sepse sikurse e kam thënë, çdo njeri rritet në familje, por tek mësuesi ka parë gjithmonë një prind të dytë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›