Konflikt në pikën e basteve, kapen 2 të dyshuar
TIRANE – Dy persona janë arrestuar si të dyshuar të plagosjes së katërfishtë mbrëmjen e djeshme, në orët e vona të natës, në një pikë lotoje, bilardo në Tiranë. Në një konference për shtyp, zëdhënësja e policisë ,Alma Katragjini tha se, janë arrestuar shtetasit; Bilbil Krasnqi, dhe Gentjan Luga, të dy të proceduar më parë penalisht.
Policia sqaroi se, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një pike lotoje, bilardoje rreth prës 23:00.
Gjithnjë sipas policisë, autorët e kësaj ngjarje në gjendje të dehur kanë qenë duke luajtur bilardo dhe përplasje e fortë e stekave ka bërë që mes tyre dhe pronarit të bilardos të nisë një konflikt.
Të plagosurit janë shtetasit: Oltjon Shehu, 25 vjeç, Erald Bani, 24 vjeç, Ardit Buxheli, 18 vjeç dhe Eldi Skordinaj, 23 vjeç, të gjithë në spital