Dita e Mësuesit, Rama dhe Berisha në Korçë
Në ditën e mësuesit kreu i qeverisë, Sali Berisha ka uruar nga Korça të gjithë ata që ai i ka çuajtur, promotorë të garës së dijes.
Më rastin e 7 marsit, Berisha është në Korçë i shoqëruar nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj dhe ministri i Financave, Ridvan Bode.
Berisha është ndalur në shkollën ekonomike Isuf Gjatanë Korçë, ndërsa më vonë do të vizitojë edhe muzeun e Mësonjetores së parë shqipe.
Sot është ditë nderimi për të gjithë mësuesit. Gëzuar festën shpirtërore të mendjes dhe dijes.- është shprehur ndër të tjera kryeministri Berisha.
Duke qenë se shkolla Isuf Gjata është një shkollë profesionale, edhe kryeministri Berisha u ndal këtu, duke e vënë theksin tek puna që qeveria etij ka bërë në drejtim të arsimit profesional.
Qeveria ka bërë reforma të thella në fushën e arsimit. Ne do të bëjmë gjithçka për shkollat profesionale. Këtë a patur një hov në përfshirjen e fëmijëve në arsimin profesional.- tha Berisha.
Rama: Tu kthehet dinjiteti mësuesve
Më herët ishte kreu i PS-së, Edi Rama, i cili gjithashtu është në Korçë, kërkoi që; Rilindja e arsimit duhet te ktheje mesuesin ne piedestalin e pushtuar sot nga injoranca politike. Ne themel nje aleance mesues- prind qeveri
Rama ka vizituar edhe muzeun e Mësonjtores së parë shqipe, ndërsa në një mesazh në Tëitter ai shprehet se; Shtepia e Mesonjetores me aromen e nje te shkuare plot drite duket si pasqyra ku shihet prapambetja e sotme e shkolles. Nje 7 mars i veçante ne shtepine e profesor Dhimitraq Kacadanit, simbol i mesuesise se paster qytetar nderi qe kujtohet me admirim ne Korçe.