E Diel, 1 Nëntor 2026

Emërimet e zv/ministrave, Deputeti Tahiri: Jam i indinjuar

Deputeti i kësaj partie, Dashamir Tahiri, thekson se strukturat nuk ishin në dijeni të emërimit të dy zv/ministrave dhe se emërimi i tyre është bërë vetëm në dijeninë e kryetarit Shpëtim Idrizi.

“Ju shpreh opinionin tim ne lidhje me emërimet e sotme të dy zëvendësministrave të PDIU. Ju bej me dije që unë dhe pjesa me e madhe e anëtareve të partisë nuk kishim dhe nuk kemi asnjë dijeni derisa sa pamë në titra emërimet e sotme.  Ne mungese te zgjedhjeve të partisë dhe rrjedhimisht te strukturave te saj, deklaroj qe ky nuk është një vendim forumesh por një vendim personal i kryetarit. Jam tërësisht i indinjuar te marrë vesh këtë lajm nga mediat, tërësisht i indinjuar qe vendime të tilla kryen ne kundërshtim të plotë me vullnetin vendimmarrës të PDIU”, shkruan Tahiri në një reagim.

Më tej, ai thekson se nuk bëhet pjesë e këtyre pazareve-siç e konsideroi –dhe se distancohet nga këto veprime personale të kryetarit. Një ditë më parë, kryeministri Berisha emëroi dy zv/ministra nga radhët e PDIU-së, përkatësisht postin e zv/ministrit të Kulturës dhe atë të zv/ministrit të Arsimit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-07 08:35
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›