E Diel, 1 Nëntor 2026

7 mijë maqedonas marrin shtetësinë bullgare, brenda një muaji

SHKUP - Mbi 7 mijë shtetas maqedonas brenda më pak se një muaji janë pajisur me shtetësi bullgare. Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë e lajmeve në Shkup, të cilat i referohen të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Presidencës bullgare.

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka bërë të ditur se nuk ka të dhëna statistikore për numrin e shtetasve që janë pajisur me pasaporta bullgare, ndërkohë që mediat në Sofie kanë rikthyer çështjen e interesit të maqedonasve që deklarohen bullgarë dhe që duan të përfitojnë një pasaportë bullgare.

Pasaporta bullgare mundëson për shtetasit e Maqedonisë qëndrim dhe punësim në vendet e Bashkimit Evropian, duke ditur se Bullgaria është anëtare e unionit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›