E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përplasen makinat, vdesin 2 persona

TIRANË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mesditën e sotme në zonën pranë Pallatit të Sportit ‘Alsllan Rusi’ në kryeqtyet.

Burime policore bëjnë me dije se një makinë tip ‘Opel’, i cili po udhëtonte nga zona e Laprakës në drejtim të Zogut të Zi dhe një makintë tip ‘Benz’, i cili po udhëtonte në anë të kundërt janë përplasur dhe si pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe 1 është plagosur.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët bashkë me forcat e policisë kanë mundur të nxjerrin të lënduarit nga automjetet, për ti nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ku fatkeqësisht dy prej tyre humbën jetën rrugës, ndërsa i treti po merr mjekimet e duhura.

Nga hetimet paraprake policia bën me dije se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe me të cilin po udhëtonte automjeti tip ‘Opel’, i cili ka dalë jashtë kontrollt dhe ka shkaktuar aksidentin, ndërkohë që ka nisur hetimet dhe ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›