Akuzoi OSBE, Mark Marku, opozitës: Bëtë poshtërsi
TIRANE - Nënkryetari demokrat i komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Mark Marku e ka cilësuar “gjest të poshtër e të ulët” publikimin në “Gazeta Shqiptare” të procesverbalit të mbledhjes së këtij institucioni të datës 27 tetor 2011, ku ai shpërthente në akuza ndaj Bashkimit Europian dhe OSBE-së sa i përket vërejtjeve të bëra prej tyre në adresë të projektligjit të propozuar nga mazhoranca “Për transmetimet me zë dhe me figurë në Republikën e Shqipërisë”.
“Gazeta Shqiptare” boton sot të plotë procesverbalin e mbledhjes së datës 08.11.2011 të komisionit parlamentar të medias ku deputeti demokrat Marku shpreh hapur kritikat e tij ndaj kolegëve socialistë, të cilët i akuzon se i kanë dhënë “GSH”-së pa miratimin e tij procesverbalin e mbledhjes ku zbardhen “sulmet” e tij në adresë të ekspertëve ndërkombëtarë që i cilëson si “majmunë” ndërkohë që pretendon se “Shqipëria është shtet sovran dhe nuk varet nga Bashkimi Europian dhe OSBE-ja”.
MARK MARKU – Kam një problem për procesverbalin. Ai ka dalë në shtyp (nuk mbaj mend datën) te “Gazeta Shqiptare”, vetëm një ditë pasi ne kemi zhvilluar mbledhjen e komisionit dhe kur ai nuk ishte miratuar nga komisioni. Kjo gjë nuk është normale. Ndoshta e kanë bërë me idenë për të më dëmtuar mua, por unë nuk e kam fare problem atë çfarë shkruante kjo gazetë, por nga pikëpamja etike është një gjë shumë e ulët për atë që e ka bërë këtë gjë. Nuk jam ndier keq për atë se çfarë shkruhej në gazetë, për faktin që kishte të bënte me mua, sepse e njoh shtypin prej 20 vjetësh dhe nuk shqetësohem fare për gjëra të tilla, por problemi është etik. Është një marrëdhënie minimale njerëzore. Të shohësh procesverbalin e mbledhjes, pa u miratuar në komision, në shtyp, më duket një gjest i poshtër dhe i ulët. Më tepër dëmton atë që e ka bërë këtë gjë sesa mua. E di se kush e ka bërë këtë gjë, por nuk merrem me fjalë, sepse unë e marr vesh për 30 sekonda çfarë bëhet në shtyp. Po jap një argument zyrtar. Procesverbali është marrë nga zonja Leskaj dhe zoti Dalipi. Kush e ka bërë, të ketë turp, sepse ka bërë një gjest shumë të ulët për veten e vet. Kërkoj që herë tjetër procesverbalet të mos dalin në shtyp pa u miratuar më parë në komision. Kjo është një kërkesë minimale. Nuk e kam bërë problem, sepse nuk dua t’u krijoj probleme punonjësve që nuk kanë asnjë faj. Unë e kam biseduar pak me zonjën Leskaj në Parlament, por dua të them se për mua ky është një gjest i ulët. Nuk kërkoj hesap, por thjesht desha ta them këtë gjë si fakt.
(procesverbalin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Mark Marku: Jemi shtet sovran, nuk varemi nga BE dhe OSBE-ja PROCESVERBALI I PLOTE I MBLEDHJES