Berisha: Censusi, pasqyra e Shqipërisë, faktoi zhvillimin
TIRANE - Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha i kushtoi rëndësi rezultateve të Censusit 2011, që sipas tij faktojnë zhvillimin e Shqipërisë dhe përbëjnë një arritje madhore në pocesin e integrimit europian. Shefi i qeverisë theksoi se rezultatet e Censusit janë pasqyrë e Shqipërisë dhe dëshmuan qartë zhvillimin e vendit.
“Censusi tregon djersën e madhe që kanë derdhur shqiptarët dhe shfrytëzimit që i kanë bërë iniciativës së lirë, për të ndërtuar banesat e tyre. Në pasurinë me themelore të njeriut, që është banesa, kanë vendosur Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara. Censusi fakton se në Shqipëri sot janë 280 banesa për 1 mijë banorë." – deklaroi kryeministri.
Sipas shefit të qeverisë, "shqiptarët në 10 vite kanë ndërtuar më shumë se 25 kombe të tjera në 30 vite. Në 2011 çdo 2.6 banorë ka një banesë.”
“Shqipëria bëri një hap të madh, një kapërcim të fuqishëm në këto vite, kryesisht nga 2005 deri sot në fushën e shtëpive të banimit”.- vijoi më tej kryeministri Berisha.
Kryeministri shtoi se ky realitet është thelbësor në maturimin që dëshmojnë shqiptarët ndaj proceseve demokratike.
"Censusi është i rëndësishëm për tu mbajtur parasysh nga çdo faktor, politikan apo alternativë. I zoti i shtëpisë mbetet zot shtëpie. Nuk mund ta tundosh për interesa të ngushta. Ky proces duhet të jetë tërësisht i merituar. Nuk ka pse të integrohemi si streha varfnore e Europës. Ne duhet të krijojmë pasuri dhe të ardhura, sepse kemi gjithçka për të qenë të tillë”, - deklaroi Berisha.
Sipas kryeministrit, modeli ekonomik që ka ndjekur Shqipëria ka bërë që iniciativa e lirë qytetare të ketë rendimentin dhe eficencen më të lartë.
“Nuk mund të gjeja një lajm më mbresëlënës për të mbyllur këtë vit, por shtëpitë flasin më shumë së çdo statistikë, pasi janë pasuria bazë e çdo familjeje”- deklaroi Berisha.
(er.nu/BalkanWeb)