“Maskat e natës”, arrestohen 3 persona për grabitje me armë
TIRANE - Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, nën akuzen e grabitjes me armë, të ndodhur pak ditë më parë në Kavajë. Zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini bëri të ditur në një konferencë për shtyp se arrestimet u kryen në kuadër të operacionit “Maskat e natës”, ndërsa personat e prangosur janë: Eduart Zef Myftari, 19 vjeç, Sabedin Elmaz Plaku, 23 vjeç dhe Marjan Anton Trendi, 19 vjeç, të tre banues në Durrës.
“Këta shtetas më datë 25 dhjetor 2011 rreth orës 20.00’ nën kërcënimin e armës kanë vjedhur rojen e karburant “Eurodrin“, e ndodhur në Golem dhe më pas janë larguar me një automjet. Po në këtë natë, rreth orës 03.40’ të tre këto shtetas, nën kërcënimin e armës së zjarrit automatik kanë qëlluar në ajër duke i prerë rrugën me automjet tip BMW shtetasit Elvis Maci, i cili ishte duke udhëtuar sëbashku me familjen e tij. Autorët e dyshuar i kanë kërkuar me forcë pasagjerëve duke i kërcuar me armë të zbresin nga automjeti dhe pasi kanë vjedhur këtë automjet janë larguar nga Kavajë për në drejtim të qytetit të Durrësit.”- shpjegoi zëdhënësja e policisë.
Mësohet se pas kontrollit të ushtruar në banesat e të arrestuarve u gjet automjeti i vjedhur tip benz me targa të falsifikuara të Kosovës, një armë tip automatik dhe dy pistoleta tip TT, si dhe disa kapuca e maska, që jënë përdorur për të realizuar vjedhjen.
Aktualisht, nga strukturat e Policisë po punojnë për të dokumentuar të tjera vjedhje me armë dhe më dhunë të kryera nga ky grup në qytetin e Durrësit dhe në Tiranë.
(er.nu/BalkanWeb)