E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 mijë viktima çdo vit nga sëmundjet e zemrës

Sëmundjet e zemrës mbajnë numrin rekord të vdekjeve në Shqipëri. Ato shaktojnë gjysmën e tyre. Të dhënat flasin për 7 mijë viktima, nga 14 mijë të rregjistruara çdo vit në vend. Kjo shifër është tre herë më e lartë se në vendet fqinje. Shumë prej këtyre vdekjeve mund të parandalohen, por mjekët thonë se shoqëria shqiptare është pak e informuar mbi sëmundjet kardiologjike, si pasojë e një mungese të theksuar të kulturës së të jetuarit.
“53% e vdekjeve janë nga zemra dhe rreth 80% e këtyre vdekjeve janë të parakohëshme dhe të kurueshme.”
Tre janë faktorët e rritjes së numrit të viktimave si pasojë e sëmundjeve kardiake; diabeti, tensioni dhe obeziteti nga e cila vuajnë 30 % e popullsisë shqiptare.
Kryesisht, sëmundjet e zemrës fillojnë pas moshës 45-vjeç, por nuk përjashtohen rastet në mosha të reja. Pjesa më e madhe e të prekurve nga sëmundjet e zemrës janë shtresat e mesme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›