E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analizë nga Blendi Fevziu: Histori e sajuar ...

Histori e sajuar… Shkruan analisti i njohur Blendi Fevziu në një të përditshme shqiptare, duke sjellë një këndvështrim të tij mbi Historinë 12, ofruar gjimnazistëve për studim. Një histori që për Fevziun tingëllon me botimet plot gropa të periudhës së monizmit, kur Letërsia botërore mbyllej në shekullin e 19-të dhe Historia e Shekullit të 20-të konsiderohej dekadente, nuk studiohej ose thjesht kritikohej në bllok.
Blendi Fevziu shkon më tej, duke e cilësuar Historinë 12, një turp nisur nga gjuha e politizuar, pasaktësitë në fakte apo më keq akoma, servirja si histori, e thashethemeve apo debateve në gazeta.
Për të mbështetur këtë arsyetim të tij Fevziu, i referohet pjesëve të veçanta të historisë, kryesisht asaj të 20 viteve të fundit.
Fevziu përcjell një pasaktësi historike sikundër është fakti se protestat dhe grevat në qytete nuk erdhën para por pas pluralizmit. Këtu analisti i shton edhe një tjetër fakt, mospërmendjen e emrit të Azem Hajdarit drejtues i Lëevizjes studentore, themelues e kryetari i parë i PDSH.
Historia përcjell nota të forta politike, kryesisht kur tenton të interpretojë zhvillime të vitit 2001-2005. Analisti Blendi Fevziu thotë se është jokorrekte mbi të gjitha jo e saktë, që një moment i historisë së Shqipërisë të trajtohet vetëm me anën e saj negative duke ju referuar më shumë politikës dhe akuzave të saj, sesa realitetit. Fevziu e sheh të paarsyeshëm faktin që në histori shumë ngjarje të rëndësishme për vendin trajtohen me një frazë, ndërkohë që personazhe dhe politikanë pa ndonjë vlerë zënë një vend që s’kanë për ta patur kurrë në Historinë e Shqipërisë.
Analisti Blendi Fevziu e cilëson një tekst të papranueshëm atë të Historisë 12, duke sugjeruar korrigjimin e tij si nevojë për të mos mësuar historinë të gjymtuar sikundër servirej 20 vite më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›