E Diel, 1 Nëntor 2026

Ideja, Drejtoria e rrugëve një ent i pavarur

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nga një institucion publik mund të shndërrohet në një ent të pavarur. Ideja është prezantuar sot para Komisionit të veprimtarive prodhuese nga zv/ministri i Transporteve Ernest Noka. Sipas këtij të fundit, propozimi vjen në kuadër edhe të një studimi të kryer nga Banka Botërore.
Në këtë mënyrë Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve mund të shndërohej në një shoqëri aksionere apo shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, në përpjekje për të rritur më tej efiçencën e saj.
Propozimi është pjesë e projektligjit për Autoritetin rrugor shqiptar, i cili është shqyrtuar sot në komisionin e veprimtarive prodhuese ku ishin të pranishëm vetëm deputetët e pozitës. Në lidhje me këtë çështje pritet që në seancën e nesërme të japë më shumë informacion vetë ministri Olldashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›