7 milionë euro për Francën

WORLD CUP 2010- Pothuajse e eliminuar nga Botërori i Afrikës së Jugut, Francës i duhet të ngushëllohet me paratë. Në fakt, edhe nëse “Les Bleus” nuk do ta kalojnë turin e parë, ata do të marrin 7 milionë euro, kjo në kuadër të donacioneve të parashikuara nga FIFA.
“Ne do të marrim dy donacione nga ana e FIFA-s”, - shpjegoi drejtori i përgjithshëm i Federatës Franceze të Futbollit, Jean-Louis Valentin, më 7 qershor.
“Ka një donacion specifik për shpenzimet që shkon në 1 milion euro dhe një i dytë që u atribuohet të 32 ekipeve pjesëmarrëse dhe që shkon në 6 milionë euro. Ky donacion është progresive dhe shtohet në funksion të ecurisë së ekipeve”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 18 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili