Beckenbauer. Franca më zhgënjeu

Franz Beckenbauer përdori fjalë të rënda për të kritikuar paraqitjen e Francës, të mundur nga Meksika (2-0) dhe thuajse jashtë Botërorit.
“Francezët deri tani janë zhgënjimi më i madh i këtij Botërori, - tha ‘Kaizer’, duke komentuar për ‘Sky Germania’. – Mënyra se si ata kanë luajtur është e padenjë për një Kupë Bote. Më shumë është dukur se ishin duke zhvilluar një ndeshje përgatitore.
“Ajo më goditi shumë ishte mënyra se si francezët e pranuan humbjen, askush nuk u rebelua. Kuptohet që nuk formonin një skuadër të vërtetë”.
Gjatë ditëve të kaluara, Beckenbauer kishte kritikuar fort paraqitjen e Anglisë së Fabio Kapelos në ndeshjen hapëse kundër SHBA-ve (1-1).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 18 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili