Gr.C, Slloveni – SHBA 2-2

Sllovenia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prodhuan një ndeshje të pasur me emocione dhe gola në barazimin 2-2 në Johannesburg. Edhe pse Sllovenia udhëhoqi 2-0, amerikanët janë dolën të dilnin sërish me një pikë të çmuar, ashtu siç bënë edhe në barazimin 1-1 me Anglinë në ndeshjen e parë.
Edhe pse SHBA-të nuk kanë një skuadër me lojtarë të mëdhenj, madje edhe me të veçantën e babait trajner dhe djalit lojtar (Bob Bradley dhe Michael Bardely), dëshmuan se kanë forcë brenda ekipit.
Sllovenia, që nga ana e saj zhvilloi një ndeshje apatike kundër Algjerisë, por të fituar me një gol të Koren (79’), u shfaq krejt tjetër kundër amerikanëve. Një goditje e mrekullueshme nga larg e Valter Birsës (13’) i dha avantazhin Sllovenisë, ndërkohë në minutën e 42-të Ljubijankic shënoi golin e dytë (asist i Novakoviç).
“Djemtë” e Bob Bradley nuk humbën moralin e betejës dhe gjetën forca të shkurtonin diferencën në minutën e 48-të më anë yllit të tyre, Landon Donovan nga një goditje diagonale. Më pas erdhi edhe goli i djalit të trajnerit të Amerikës: Michael Bradley (82’), ç’ka e çoi ndeshjen në ekuilibër të plotë, madje SHBA-të shënuan edhe një gol të tretë (85), që u anulua nga gjyqtari nga Mali i Afrikës, Koman Coulibaly.
Sllovenia, që ishte duke realizuar një goditje të madhe në dy ndeshjet e para, tashmë ka katër pikë në dy ndeshje, ndërsa SHBA-të, dy pikë në po aq ndeshje.
Në ndeshjet e fundit, Sllovenia do të luajë kundër Anglisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kundër Algjerisë, të mërkurën e ardhshme.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 18 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili