E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi nesër, Mustafa - ka lobime

Kuvendi i zgjedhor i PDK, për kryetar të degës në Gjilan do filloi nesër në ora 10:00. Këtë e ka konfirmuar, kreu i pushtit lokal, Qemail Mustafa.

Ai ka pranuar për rtk, se ka mosmarrëveshje mes garuesve, por sipas tij janë në natyrën e garës. Ai shprehët se edhe gara në qendër për të parin e PDK-së po përcillet më zhurmë.

“Kuvendi nis nesër në ora 10. Ka lobime nga pak edhe shtyrje jo shumë parimore, por janë në natyrë të garës. Ka ndonjë degë aty këtu, që bënë zhurmë të vogël, por ato do të jenë të tejkaluara, shpresojë që edhe në qendër që po i shohim të jenë tejkaluese”. tha Mustafa.

Ai tregoi se, deri më tash zyrtarisht i ka dy kundërkandidatë.

“Por, nuk do të thotë se nesër nuk do të del edhe ndonjë kundërkandidatë tjetër. Me statut ka të drejtë se secili nga delegatet nesër të propozoj së cilin. Mund të them se të gjithë ata kandidatë që dihet që janë jemi unik, jemi takuar dhe kemi debatuar”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›