E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen afër 1000 kg drogë në Batrovc

Në pikën kufitare Batrovc midis Serbisë dhe Kroacisë të enjten pasdite i zbuluan mbi 900 kilogram drogë marihuanë në një kamion me targa të Maqedonisë.

Droga u gjet në këtë pikë kufitare nga ana e doganierëve serb, gjatë një kontrolli të detajuar të kamionit që po transportonte drejt Zvicrës materiale druri dhe pjesë të kuzhinave shtëpiake, informon agjencia e lajmeve INA.

Një zyrtar i doganës serbe, Vladimir Kovaçeviq deklaroi se kontrolli i detajuar ndodhi, pasi që një nga doganierët e ri në këtë pikë kufitare kishte dyshuar tek shoferi i kamionit, për shkak të sjelljes dhe reagimeve të tij të çuditshme.

Droga ishte fshehur nëpër pako ku ishin paketuar pjesë të elementeve të kuzhinave shtëpiake. Autoritetet doganore serbe theksuan se ndaj shoferit është shqiptuar masë paraburgimi dhe se po vazhdojnë hetimet intensive për zbulimin e detajeve tjera lidhur me këtë trafik të lëndëve narkotike. Në këtë pikë kufitare është vlerësuar se kjo ka qenë sasia më e madhe e drogës së konfiskuar ndonjëherë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›