7 piktorë, ekspozitë në galerinë "Didart"
Mjeshtrat e kavaletit Skënder Kamberi, Lec Shkreli, Kujtim Buza, Leke Tasi, Adrian Cene, Ardian Devolli dhe Shkëlqim Kokonozi mbajnë gjallë flakën artistike verore përmes një ekspozite të përbashkët në Galerinë "Didart".
Secili prej piktorëve vjen me 2 punime në vaj mbi telajo, duke shpërfaqur veccorinë individuale në objektet e zgjedhur në natyrat e qeta apo portretet si dhe mënyrën e qasjes.
Galeristi Teodor Dhoska vlerëson se kjo buqetë piktorike e fund gushtit syon të zgjojë dhe shumë prej artistëve të tjerë në prezantimin e prurjeve më të reja.
14 punimet në vaj të 7 piktorëve do të qëndrojnë në Galeri për publikun deri në 10 shtator. Më tej pritet të mbërrijnë edhe dy ekspozita personale të piktorëve Lekë Tasi dhe Adrian Cene.