Ronaldo:Shumë shpejt tërhiqem nga futbolli

Pak ditë më parë sulmuesi Ronaldo ëshët parë në seancën stërvitore të Korinthiasit me një peshë të papërshtatshme ndërsa tani vinë edhe deklaratat e forta të fenomenit . "Trupi im më kërkon të që t'i jap fund", ka thënë ai. Ronaldo ka deklaruar për "Globoesporte" se ai shumë pranë përfundimit të karrierës së tij si futbollist profesionist . "Nuk do të ketë asnjë datë në të cilën do të tërhiqem , por do të vijë një ditë kur papritur pas një ndeshje do të them mjaft ,një gjë e tillë mund të ndodhe edhe pse pas ndeshjes së radhës. Do të jap gjithcka çfarë kam për t'u dhuruar lumturi tifozëve të Korinthiasyt të cilët e meritojnë .Kur do të tërhiqem nga futbolli do të jetë një ditë e trishtuar për mua pasi futbolli ka qënë jeta ime, por tani e shoh që po afron dita e fundit të karrieres", tha ai .