E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madonna do të martohet në Rusi?

Londër, 19 gusht – Madonna do të martohet me të dashurin e saj, Jesus Luz, ndërsa martesa do të bëhet në Rusi. Megjithëse këngëtarja pati deklaruar se më shumë do të preferonte “të goditej nga treni sesa të martohet përsëri”, duket se megjithatë ka rënë dakord për të legalizuar lidhjen me të dashurin 30 vjet më të ri. çifti do të martohet në pallatin e Konstantinit në Petrograd, transmetojnë mediet britanike.

Pallati është i ndërtuar nga mesi i shekullit XVIII, dhe u shkatërruar plotësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, por në vitin 2000 i është kthyer shkëlqimi i dikurshëm.

Nuk dihen arsyet e sakta që çifti ka marrë një vendim të tillë, por thuhet se Madonna ka pasur më parë një koncert në Petrograd dhe të dashurit të saj i ka pëlqyer Rusia. Mediet ruse njoftojnë se këngëtarja akoma nuk ka kërkuar leje për organizimin e martesës në pallat. Por, supozohet se kjo nuk do të jetë problem, pasi që pronarët e pallatit, megjithëse ka shumë rezervime, do të bëjnë një përjashtim dhe do të gjejnë një termin për “mbretëreshën e popit”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›