7 produkte kancerogjene qe mbajme ne shtepi pa i ditur

Tirane 16 Shkurt 2011 NOA- Me sa duket shtepia jone mbart te fshehura substanca te demshme per shendetin tone. Nje numer produktesh qe zakonisht perdorim dhe blejme ne supermarkete ne fakt mund te perbajne substanca potencialisht te rrezikshme kancerogjene formaldeida nitrobenza naftalina jane disa prej tyre. Per te mos folur per perberesit e tjere qe jane ne gjendje te provokojne alergjine azmen semundjen e melcise te veshkave te trurit edhe te aparatit riprodhues.
Ketu po rendisim 7 nga keto artikuj
1. Nese doni te krijoni atmosfere te vecante me deodorante dhe qirinj aromatizues ju duhet t8217i kushtoni vemendje perberesve te tyre te deodorantet duhet te shmangni ato qe permbajne formaldeide dhe naftaline. Me mire te perdorni ato me baze zeolite ose natyrore nga vajrat esenciale. Per qirinjte evitoni ato me parafine aromatizuese artificiale sepse ato prodhojne substanca te rrezikshme duke perfshire dhe blozen. Keshillohet te perdoren qirinj me dylle blete dhe me fitil pambuku.
2. Ne qofte se keni hobi pikturen skulptures apo artikuj te ndryshem te pikturuar duhet t8217i kushtoni vemendje perberesve qe permbajne ngjitesja ngjyrat akrilike tretesit etj. kane shume mundesi te permbajne substanca kancerogjene.
3. Kujdes gjithashtu edhe per ngjyrat dhe llaqet qe perdoren per te lyer dhomat i jepni perparesi produkteve qe jane te perbera me komponime organike te paqendrueshme me mire akoma ato qe nuk i kane.
4. Edhe detergjentet per pastrimin e qilimave moketeve mund te fshehin substanca te demshme per shendetin me mire perdorni ato me perberes natyral.
5. Dhe insekticidet Nese keni kafshe shtepiake ne shtepi dhe nga frika e pleshtave dhe paraziteve duhet te perdorni vetem produkte me baze natyrore si dhe te ndiqni rregullat perkatese kur dhe ku duhet ti perdorni.
6. Gjithashtu kujdes me rrobat qe blini preferoni ato qe nuk kerkojne perkloroetilenen per t8217u pastruar. Shmangni pastrimin kimik dhe ne qofte se nuk mund te beni dot pa te i kerkoni punonjesve te lavanterise te perdorin dyoksidit karboni me baze te lengshme ose detergjente pastrimi me baze te lengshme agrumesh.
7. Dhe se fundi mikrovala eshte me mire qe te gatuhet ne kontejnere qeramike ose materiale qeramike.
Me pak fjale jo cdo gje qe shndrit eshte e mire. Shikoni me kujdes ato qe perdorni dhe sidomos ato qe blini.
a.e./NOA