Operon vithet

Kanë munguar tullumbacet, torta, miqtë e shumtë dhe i dashuri, Aleksi, në 26-vjetorin e këngëtares Çiljeta Xhilaga. Ndryshe nga një vit më parë, ku përvjetori i saj mori përmasat e një show mediatik, 5 shkurti i këtij viti nuk ka qenë aspak i tillë.
Çili e ka pritur ditëlindjen e saj në punë e sipër, ndërsa ishte e ftuar në Miss Universi Shqiptar, në Zyrih. Dhurata e vetme për të atë natë, ka qenë një tufë me lule nga organizatori i spektaklit, Ardi Plaku, më tej urimet nga kolegët e saj dhe sigurisht, telefoni nuk u ndal gjatë gjithë ditës.
Por, pasi tërhoqi barkun në një klinikë në Zvicër, verën që shkoi, Çiljeta ka bërë edhe një tjetër ndërhyrje estetike në trupin e saj. Bëhet fjalë pikërisht për vithet e saj. Vithet ‘allabraziliane’ kanë qenë ëndrra e saj e verës që shkoi. Dhe më në fund, ajo e ka bërë realitet atë.
Operacioni thuhet se është kryer në Turqi, nga një mjek i specializuar për ndërhyrjet plastike. Dëshira për të pasur një trup perfekt, nuk ka të sosur te Çili. Ajo e ka pohuar publikisht atë që ka ëndërruar prej kohësh. Por pas vitheve, për Çilin vazhdon të jetë shqetësues gjoksi i madh. Por atë do ta lërë në një moment të mëvonshëm, pasi të bëhet nënë! (MAPO)