Vdiq nga puthja
Nga Express më 16 shkurt 2011 në ora 14:55
Një histori e rrallë tragjike ndodhi në Angli, kur një e re 18-vjeçare vdiq nga emocionet e puthjes së saj të parë.
E quajtur Jemma, fatkeqja ishte një vajzë jashtëzakonisht e turpshme, që kishte nisur të frekuentonte një shok të universitetit, tri vjet më i madh se ajo. Pasi shumë takimesh, ndërsa çifti po shkëmbente puthjen e tij të parë, 18-vjeçarja u rrëzua papritur përtokë.
Djali thirri ambulancën dhe tentoi ta risillte në jetë nëpërmjet mesazhit kardiak, por të gjithë tentativat ishin të kota.
Ngjarja u regjistrua një vit më parë, por mjekët vonuan në gjetjen e një shpjegimi, pasi autopsia zbuloi se adoleshentja nuk kishte asnjë problem në trupin e saj.