E përgatiti funeralin e saj
Nga Express më 16 shkurt 2011 në ora 14:54
Një adoleshente në Angli po bën gati funeralin e saj, pasi mjekët i kanë thënë që kanceri nga i cili po vuan është i pakurueshëm. 17-vjeçarja Donna Shaw është diagnostikuar me kancer në shkurtin e vitit të kaluar dhe mjekët nuk i japin më shpresë pas seancave të pasuksesshme të kimioterapisë.
Nikki Parker, nëna e saj, tha për mediat: “Donna i ka bërë gati të gjitha. Ka shkruar në një letër se kush janë 6 personat që do t’ia mbajnë arkivolin, ka zgjedhur këngët dhe videon që do të luhen gjatë funeralit. Gjithashtu ka zgjedhur edhe ngjyrën e luleve. Është me të vërtetë trime!”.
Donna ka lënë porosi që ditën e funeralit ta veshin me fustanin e nusërisë së nënës së saj.