E Shtunë, 31 Tetor 2026

70 % e serbëve kundërshtojnë anëtarësimin në NATO

Lajmi bëhet i ditur nga “B92”. Me publikimin e sondazhit, rezultati u përshkrua si i “i pritshëm”. Megjithëse tepër i thellë, sondazhi nuk dha rezultatin që prisnin nacionalistët e SNS-së dhe DSS-së, të cilët më parë kanë thënë se nëse do të bëhej një referendum për këtë çështje, 90 % e popullit serb do të votonte kundër.

15.4 për qind e të pyeturve thanë se nuk do të dilnin fare në votim, ndërkohë që 10.8 për qind thanë se do të votonin në favor të një propozimi të tillë. 3.5 % thanë se nuk dinin si t’i përgjigjeshin një pyetjeje të tillë.

Në të njëjtën kohë, sondazhi tregon se vetëm 5 % e serbëve i besojnë Aleancës Ushtarake të Atlantikut të Veriut, çka përbën gjysmën numrit të atyre që do të mbështesnin anëtarësimin e Serbisë në këtë organizatë.

Ndërsa në lidhje me anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, 49 % e serbëve të pyetur janë shprehur në favor të këtij anëtarësimi.

Sondazhi është kryer në gjysmën e dytë të muajit mars dhe në kuadër të tij janë pyetur 1 003 serbë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-20 10:27
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›