Brazil, diplomati iranian akuzohet për ngacmim të miturash

Zyrtari iranian është marrë në pyetje nga policia pas ankesave të ardhura nga prindërit porse u lirua më pas pasi kërkoi mbrojtje diplomatike.
Ambasada e Iranit i hodhi poshtë akuzat dhe tha se kjo ishte rezultat i “keqkuptimit kulturor”.
Nga ana tjetër, ministri brazilian i Punëve të Jashtme, Antonio Patriota, i quajti ato “tepër shqetësuese”.
Media braziliane raportoi se diplomati iranian, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme disa vajza mes moshës 9 dhe 15 vjeçare, në një pishinë private fundjavën e kaluar.
Një nga prindërit e vajzave tha se “njerëzit donin ta vrisnin” diplomatin para ndërhyrjes së forcave të sigurisë./Start/F. P/
2012-04-20 12:05