Holtekemper: KFW-ja transparencë me interkonjeksionin

Prej ditësh në vend, ka shpërthyer debate mbi vonesat e ndërtimit të kësaj linje të energjisë, çka do t’i hiqte Kosovës varësinë ndaj rrjetit energjetik serb.
Gjatë një aktiviteti, diplomatja gjermane, tha se KFW-ja ka qenë korrekte dhe e hapur në veprimet e saj.
"Normalisht ne nuk jepim detaje apo informacione rreth procedurave të tenderimit, që janë në vazhdim e sipër. Megjithatë dua t`ju siguroj që KFW në këtë rast për të cilin flasim ka punuar vazhdimisht në mënyrë korrekte dhe jashtëzakonisht transparente. Ne kemi konstatuar që ka një vonesë, arsyet e kësaj vonese nuk janë ndërkohë të njohura për ne, por mund të them që koha është flori. Ne bashkëpunojmë në mënyrë të ngushtë me partnerët tanë të cilët përgjigjen për projektet teknike dhe financiare. Kështu që nuk ishte nevoja për të ndërmarrë masat të veçanta ose procedura të posaçme", theksoi ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri./S.Ll/Start/
2012-04-20 14:45