70 vite në fron, Mbetëresha Elizabeth shfaqet në Pallatin e Buckingham, protesta gjatë ceremonisë

Mbretëresha Elizabeth është shfaqur në ballkonin e Pallatit Buckingham për festimet që po mbahen për Jubileun e Platinium. E veshur me pallton ngjyrë blu, Mbretëresha qëndronte krah Dukës së Kentit teksa përshëndeti turmën e madhe të njerëzve të mbledhur për të festuar 70-vjetorin e saj në fron. Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar dhe ish-presidenti Barack Obama i cili me anë të një video-mesazhi ka thënë se Mbretëresha Elizabeth i kujtonte gjyshen e tij ndërsa ka risjellë në kujtesë takimin që ka zhvilluar me të.
“Kur je President i Shteteve të Bashkuara, takon shumë njerëz të shquar dhe përpiqesh, në çdo rrethanë, të ruash qetësinë. Por kjo është më e vështirë nga sa mendoni kur jeni duke vizituar Madhërinë e Saj. Përpara se të merrja detyrën, Michelle dhe unë nuk kishim qenë në shumë pallate, kështu që nuk ishim të sigurt se çfarë të prisnim në udhëtimin tonë të parë në Buckingham. Por nuk duhet të ishim të shqetësuar. Madhështia e saj na qetësoi me hirin dhe bujarinë e saj, aq sa u largova duke menduar se në fakt më kujtoi pak gjyshen dhe në vitet që kur do të doja të mendoja se Madhëria e saj dhe unë kemi krijuar një marrëdhënie të veçantë”, tha Obama, raporton Skynews.
Festimet e Trooping the Color po ndiqen gjithashtu edhe nga Duka dhe Dukesha e Sussex të cilët i janë bashkuar anëtarëve të familjes mbretërore, përfshi edhe Dukeshën e Kembrixhit. Ceremonia e Trooping the Color është tentuar të prishet nga disa protestues. Policia ka arrestuar disa persona të cilët janë përpjekur të futen në rrugën ceremoniale.
/rtsh.al/