E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pas kritikave për heshtjen, Merkel flet për herë të parë për luftën në Ukrainë: Pushtimi rus, barbar

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar për herë të parë për luftën në Ukrainë, ku kanë qenë të shumtë personalitete që kanë komentuar heshtjen e saj dhe politikën që kishte ndjekur ndaj Moskës.

Merkel e ka cilësuar agresionin rus si një ‘luftë barbare”, ndërsa shprehu solidaritetin për Ukrainën duke thënë se nuk kishte asnjë justifikim për shkeljen flagrante të ligjit ndërkombëtar nga Rusia.

“Solidariteti im është me Ukrainën, e cila u sulmua dhe u pushtua nga Rusia, dhe me mbështetjen e të drejtës së saj për vetëmbrojtje. Asnjëherë nuk duhet të marrim paqen dhe lirinë si të mirëqenë”, tha Merkel

“Bucha është përfaqësuesi i këtij tmerri,” tha ajo, duke iu referuar mizorive të kryera kundër civilëve në periferi të Kievit . /Reuters

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›