Ministria ruse e Mbrojtjes: Shkatërruam avionin luftarak të Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes ruse pretendon se forcat e saj ajrore kanë rrëzuar një avion sulmues ukrainas Sukhoi SU-25. Sikurse raporton BBC, Ministria e Mbrojtjes në Moskë thotë se ka përdorur raketa precise me bazë ajrore për të goditur 21 objektiva ushtarakë në gjithë Ukrainën, ndërsa shton se ka vrarë 240 ushtarë dhe ka shkatërruar 39 pajisje ushtarake.
Ndërkohë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se prej fillimit të agresionit rus, kanë vrarë 243 fëmijë ndërsa 200,000 të tjerë janë dërguar me forcë në Rusi, duke përfshirë fëmijë nga jetimoret, fëmijët e marrë me prindërit dhe ata të ndarë nga familjet e tyre.
/rtsh.al/