70 vite nga mbajtja e Konferencës së Pezës

Protagonistë të këtij kuvendi, ishin përfaqësues të krahinave, besimeve të ndryshme fetare, klasave dhe shtresave me bindje politike nga më të ndryshmet.
Kur u mor vendimi për thirrjen e Konferencës, vendi ndodhej i pushtuar nga Italia dhe i rrezikuar me asgjësim total të vlerave më të qenësishme kombëtare, kurse shoqëria shqiptare e mbërthyer në probleme dhe kontradikta të mprehta politike, ideologjike dhe sociale.
Në Pezë, kuvenduan dhe pleqëruan nacionalistë, demokratë, komunistë dhe zogistë, duke iu dhënë rrugëzgjidhje çështjeve të bashkimit të popullit si çështje kardinale për të ruajtur indentitetin kombëtar. Në këtë konferencë morën pjesë personalitete të rrymave të ndryshme politike, që nga Abaz Kupi, Mustafa Gjinishi dhe Myslym Peza, që përfaqësonin shtresat patriotike të asaj kohe.
Konferenca e Pezës u karakterizua nga debate të gjalla, disa herë të ashpra për probleme të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të strategjisë dhe të taktikës së saj. Mendimet e patriotëve vinin në këtë mbledhje nga pozicionet , mentalitetet dhe interesat e ndryshme të delegatëve, respektivisht të forcave politike që ato përfaqësonin.
Vendimet e kësaj konference, që zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm, me kryetar Kamber Qafmolla, sekretar Mustafa Gjinishi dhe 7 anëtarë, patën jehonë dhe ndikuan në organizimin e popullit shqiptar në ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore. Pa dyshim vendimi më i rëndësishëm që mori Konferenca ishte krijimi i Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, si një organizatë mbipartiake, ku do të bënin pjesë të gjithë shqiptarët pa dallim feje apo bindje politike. Përsa i përket çështjes së Kosovës, delegatët vendosën që ajo të zgjidhej në bazë të principit të vetëvendosjes si e parashikonte Karta e Atlantikut.
Tani, mbas 70 vitesh, mbetet i njëjti vlerësim për qëllimet dhe rolin historik të Konferencës së Pezës, çka do të thotë që ajo i qëndroi historisë. Ajo ishte dhe mbeti një ngjarje e rëndësishme e historisë, pikërisht për mesazhet që i dha vendit, në qendër të të cilave ishin liria dhe demokracia, bashkimi dhe qëndresa, fitorja dhe prosperiteti.
2012-09-16 11:41