E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-bashkëshorti plagos rëndë 25-veçaren, e hedh në mbeturina

Trupi i vajzës së re, e cila mësohet se i përket Eriselda Elmazit, anëtare e  komunitetit rom, është gjetur nga punonjësit e pastrimit në kohën që po mblidhnin mbeturinat e qytetit. Ata menjëherë lajmëruan policinë, të cilës iu thanë se në momentin e gjetjes vajza e re ka qenë pa ndjenja.

Megjithëse e reja është dërguar menjëherë në Spital,  mjekët thonë se ajo është në gjendje kritike për jetën pasi ka plagë të rënda në kafkë.

Dyshohet se shkak për këtë krim janë bërë konfliktet mes ish-çiftit, por policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e radhës kjo për qytetin e Korçës. Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi Romeo Elmazi./Start/

                                                                                             2012-09-16 09:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›