E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Pogradecit arrest me burg per elnik Meleqin

Gjykata e Pogradecit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Çelnik Meleqin i cili masakroi disa ditë më parë më sende të forta 24 vjecaren  Fatjona Sula. Prokurori i çështjes ka kërkuar masën e sigurisë  arrest me burg për 27 vjecarin pasi sipas tij ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë konsumimin e veprës penale “vrasje ne rrethana të tjera cilësuese”. Sipas organit të akuzës ditën që ka ndodhur ngjarja viktima dhe autori kishin ndenjur disa orë bashkë .Sipas dëshmisë së autorit viktima i kishte harxhuar 27 vjeçarit 10 mijë lekë të reja. Më pas autori dhe viktima janë drejtuar në afërsi të Qafë Thanës dhe pasi kanë krye marrëdhënie intime 24 vjeçarja i kishte kërkuar edhe 3 mijë lekë të reja. Kërkesa e 24 vjeçare ka bërë që midis tyre të këtë një debat të ashpër si pasojë e së cilës 27 vjeçari  ia kishte përplasur kokën disa herë pas gurëve duke e lenë te vdekur ne vend. Mbrojtja  ka kërkuar një masë më të butë sigurie pasi autori ka një fëmjë 1 vjeç dhe nuk paraqet rrezikshmëri megjithatë gjykata ka vendosur arrest me burg për 27 vjeçarin i cili masakroi për vdekje Fatjona Sulën, nënë e dy fëmijëve. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›