Lezhe aksion per sigurimin teknik ne pune
Sektori i ndërtimit në Lezhë është më problematiku përsa i përket sigurisë në punë, ndaj edhe inspektoratit i punës është përqendruar në këto subjekte. Sipas drejtorit të Inspektoriatit të Punës në Lezhë Arben Bejtja, administratorët duhet të bëjnë me kujdes në zbatimin e udhëzimeve që jepen nga inspektorët, pasi është e pamundur vëzhgimi gjatë gjithë periudhës që kryhen punime në një subjekt ndërtues. Nëse do të zbatohen me përpikëri detyrat që lihen nga inspektorati i punës, do të minimizohen ndjeshëm aksidentet në punë dhe pasojat fatale të tyre.
Drejtori i Inspektoriatit të Punës në Lezhë Arben Bejtja ka bërë të ditur se përsa i përket aksidentit në punë të 3 ditëve më parë, ku humbi jetën një punëtor 47 vjeç nga ishull Lezha, Prokuroria dhe ky institucion po vazhdojnë hetimet, dhe në përfundim të konkluzioneve do të merren edhe masat përkatëse për personat përgjegjës.