70 vjet mes fëmijëve, vdes mjekja më e vjetër në botë

Lejla Denmark ne vitet e fundit te punes
Leila Denmark i donte aq shumë fëmijët sa u ka kushtuar atyre 70 vjet të jetës së saj të gjatë.
Mjekja pediatre 114-vjeçare ka ndërruar jetë në Athens, Xhorxhia (SHBA).
Lejla e kishte ushtruar profesionin deri në vitin 2001, kur ishte 103 vjeçe, duke u bërë kështu mjekja më e vjetër në botë.
Nëse do të ishte mes nesh, do të pyeste: Cili është ëngjëlli tjetër në radhë për tu vizituar, thotë nipi i saj.
Leila Denmark ishte e katërta ndër njerëzit më të vjetër në botë.
Ajo ia dedikoi trup e shpirt pediatrisë, profesion që e nisi që në vitin 1928, për ta lënë 70 vjet më vonë. / Gazmira Ndoja