E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, shtyhet votimi për vendin vakant në KLD

Të tjera rreth shkrimit LIVE- Ne seance pr/ligji per shoqerite bujqesore Intervista/ Ardian Visha i PS: Dua votat e PD-se PS: Elvis Çefa, shoku i ngushtë i Shkëlzen Berishës PS dje ne Komisionin e Ligjeve: Çefa i akuzuar në Prokurori TIRANE- Kuvendi vazhdon diskutimin me pr/ligjin per shoqëritë bujqësore. Votimi për vendin vakant në KLD shtyhet për një seancë tjetër, pasi Komisioni i Ligjeve të zhvillojë një seancë dëgjimore për Ardian Vishën.

KONFERENCA E KRYETAREVE
Konferenca e kryetarëve është mbledhur në këto momente për të vendosur nëse do të kalojnë për votim në seancën e sotme plenare kandidaturat e Elvis Çefës, dhe Ardian Vishës për të zëvendësuar Kreshnik Spahiun në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Kandidatura e Elvis Çefës, u propozua nga mazhoranca dhe kaloi dje në komisionin e Ligjeve vetëm me votat e saj, ndërsa opozita nuk votoi me pretendimin se nuk ka profesionalizëm.

Në këtë detyrë dhe vendosi përballë tij, kandidaturën e Ardian Vishës. Kandidatura e fundit u rrëzua nga mazhoranca dje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Ngërci qëndron në faktin se Komisioni i Ligjeve mbajti dje një seancë dëgjimore për Çefën, aktualisht kryetar i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ndërsa nuk është zhvilluar një seancë dëgjimore për Ardian Vishën.

Në seancën e sotme pritet të kalojë dhe pr/ligji për shoqëritë bujqësore, si dhe një interpelancë me ministrin e Transporteve Sokol Olldashi kërkuar nga deputeti socialist Erjon Brace.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›