E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 2 të rinj në pranga për tregti droge

Blutë e Durrësit kanë arrestuar 12 të rinj për tregtim lëndësh narkotike, por gjatë kontrollit të banesave të tyre u janë sekuestruar edhe municione dhe një pistoletë artizanale e modifikuar si stilolaps.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar 23-vjecarin E. Mona, lindur dhe banues në lagjen Nr 16 Durrës, i dënuar më parë për Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe 30-vjeçarin E.  Zoto, lindur dhe banues në lagjen Nr 17 Durrës.

Arrestimi i ka ardhur pas kontrollit të ushtruar rreth orës 10.30 në lagjen Nr 17 Durrës, ku Enkeleid Z. I është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  një qese celefoni me një sasi pluhuri ngjyre bezhë, të dyshuar si heroinë, me peshë 0.6 gram.

Sipas policisë, sasia e lëndës narkotike ishte blerë tek 23-vjeçari E. Mona, në banesën e të cilit u gjetën një sasi prej 16 cope fishekë model 54 të kalibrit 7.62 m/m dhe një pistoletë stilolaps e prodhimit artizanal. / Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›