E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemet ekonomike, i jep fund jetës emigrant shqiptar në Greqi

Foto ilustruese / Arkiv

Një emigrant shqiptar në Greqi i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij, për shkak të gjendjes së vështirë financiare.

Ngjarja ka ndodhur në Lerapetra, Kretë, ku 38-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda.

Mësohet se 38-vjeçari shqiptar kishte dy fëmijë, të cilët ndodhen në Shqipëri bashkë me nënën e tyre.

Viktima ishte i papunë dhe ekonomia e tij familjare ishte në vështirësi serioze. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›