Kukës, brenda vitit çminimi i plotë nga minat
Në qytetin e Kukësit pritet të mbahet një takim i gjerë me të gjithë aktorët pjesëmarrës në këtë proces për të përcaktuar punën deri në përfundim të procesit, pasi kanë mbetur pa u çminuar vetëm disa qindra metra katrore në zona mjaft të thella.
10 vjet më parë gjatë konfliktit në Kosovë ushtria serbe krahas deportimit me dhunë të popullsisë kosovare, nisi edhe një proces tjetër, minimin e gjithë kufirit të Kosovës me Shqipërinë në një gjatësi prej 121 kilometra dhe në thellësi deri 20 kilometra në tokën shqiptare. Procesi nisi me fillimin e sulmeve të NATO-s e përfundoi në fillim të qershorit të vitit 1999, kur u minua edhe kufiri i zonës së Gorës të rrethit të Kukësit.
Sipërfaqja e minuar në territorin shqiptar me mina antipersonel, etj ka prekur 35 fshatra të qarkut të Kukësit. Pas përfundimit të konfliktit, nisi procesi i çminimit menjëherë nga ushtria shqiptare, e cila brenda pak muajve çminoi rreth 120 ha tokë të "infektuar" me mina kasetë, ndërsa procesi u përshpejtua në vitin 2000 kur në këtë proces u futën dhe kompani të huaja.