E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat “zhyten”, në prill humbën 6.5 milionë euroNga Balkan InsightSistemi bankar në Shqipëri ka regjistruar humbje neto prej 869 milionë lekësh, rreth

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Bankat “zhyten”, në prill humbën 6.5 milionë euroNga Balkan Insight

Sistemi bankar në Shqipëri ka regjistruar humbje neto prej 869 milionë lekësh, rreth 6.5 milionë euro, gjatë muajit prill, përkundër fitimeve të marsit, të cilat ishin në nivelin e 275 milionë lekëve. Të dhëna të Shoqatës Shqiptare të Bankave bëjnë me dije se humbjet kryesisht kanë të bëjnë me kreditë problematike, të cilat kapërcyen shifrën 8% të të gjithë portofolit të kredive. Kreditë e cilësuara si “të humbura” kërcyen në 8,2 miliardë lekë ose rreth 62 milionë euro duke u rritur me 16% që prej marsit. Të dhënat bëjnë me dije se rritja e këtyre kredive nga viti në vit shkon deri në 186%.

Sistemi bankar në Shqipëri ka qenë mjaft me fitim gjatë gjithë dekadës së fundit. Në mbi 95% të tij ky sistem zotërohet nga banka të huaja. Kredidhënia është rritur me më shumë sesa 50% nga viti në vit që prej 2005, duke nisur nga një bazë shumë e ulët. Megjithatë, rritja e shpejtë ka qenë një shkak për t’u shqetësuar për Bankën Qendrore në vend, por dhe për Fondin Monetar Ndërkombëtar. Që të dyja këto institucione kanë kërkuar fuqizimin e rregullave në menaxhimin e rrezikut. Për t’iu paraprirë humbjeve, Banka Qendrore e Shqipërisë ka urdhëruar bankat që të mos ndajnë dividentët për fitimet e vitit të fundit dhe për të ndalur përkohësisht operacionet e daljes së parasë. “Bankat do të jenë me më pak fitim këtë vit, por ato do të kapitalizohen mirë megjithatë”, - thotë guvernatori i Bankës Qendrore, Fullani. “Bankat në Shqipëri kanë qenë sistemi më me fitim në të gjitha institucionet financiare në Evropë”, - thotë Elvin Meka, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave. Megjithatë, kriza financiare botërore ka prekur besueshmërinë e sistemit në Shqipëri. Në çerekun e fundit të vitit 2008 disa qindra miliona euro u zhdukën nga depozitat në sistemin bankar. Shumë ekspertë fajësuan praktikat e varfra të huadhënies në të kaluarën dhe kreditë e këqija, duke thënë se kriza globale thjesht ka ashpërsuar gjendjen. Duke ndjekur rrënimin e “Lehman Brothers” në SHBA, Shqipëria u përball edhe ajo me probleme. Depozitat në banka ranë nga 700 miliardë lekë në 638 miliardë, nga shtatori i kaluar në janarin e këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›