E Shtunë, 31 Tetor 2026

75 vjetori i Kadaresë, organizohet një konferencë shkencore

Jeta dhe vepra e shkrimtarit më të rëndësishëm shqiptare të njohur botërisht Ismail Kadare ishin nё qёndёr tё njё konference shkencore tё organizuar nga Ministria e Kulturёs dhe Akademia e Shkencave, me rastin e 75 vjetorit tё lindjes sё shkrimtarit. Ministri Ferdinand Xhaferraj theksoi se Kadareja zё njё vend tё rёndёsishёm nё krijimtarinё e letrave nё Shqipёri, Evropё por edhe mё gjerё. Ai, shtoi mё tej ministri, spikati me krijimtarinё e tij qysh nё rininё e tij.
 

E ndёrsa studiuesi Shaban Sinani e konsideroi figurёn e disaherё kandidati pёr çmimin Nobel pёr letёrsi, Kadare si njё figurё i cili imponoi dhe bёri tё njohur letёrsinё shqiptare nё botё.
 

Shkrimtari Ismail Kadare lindi nё qytetin e Gjirokastrёs nё vitin 1936-tё. Ai ёshtё njё nga personalitetet mё tё shquara tё kulturёs shqiptare nё botё. Kadare ka fituar shumё çmime tё rёndёsishme kombёtare dhe ndёrkombёtare, kandidat i çmimit Nobel pёr shumё vite. Kadare fitoi sё fundmi edhe çmimin e parё nё festivalin “Ballkanika” me veprёn e tij “E penguara”. Veprat e tij janё pёrkthyer nё dhjetra gjuhё tё huaja nё tё gjithё botёn. Disa nga veprat qё mund tё pёrmendim janё: “Nёnpunёsi i pallatit tё endrrave”, Mosmarrëveshja”, “Kёshtjella”, “Gjenerali i ushtrisё sё vdekur”, “Kronikё nё gur”, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›