E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftar Paja, aktori më i mirë në “Milioneri”

Shfaqja “Milioneri”, e vёnё nё skenё nga teatri i Bylysit tё qytetit tё Fierit ka marrё çmimin si drama mё e mirё nё “Festivalin e dramёs shqipe” tё organizuar nё qytetin e Gjilanit nё Kosovё. Po nё kёtё festival, artisti i popullit Luftar Paja u nderua me çmimin si aktori mё i mirё nё rolin kryesor. Nё njё konferencё pёr shtyp tё dhёnё pёr mediat, regjizori i shfaqjes Pёllumb Kulla u shpreh se ndihej i gёzuar jo vetёm pёr çmimet e marra por edhe sepse shfaqja u prit mirё edhe nga kritika kosovare.

Artisti i popullit Luftar Paja u shpreh se roli i cili intepretoi ishte mё i ploti nё tё gjitha rolet qё ka interpretuar nё tё gjithё jetёn e tij.
 

Disa nga aktorёt tё cilёt interpretojnё nё shfaqen “Milioneri” janё Todi Lupi, Alqile Lipe, Vasil Vaso, Suzana Prifti, Hasan Bregu etj. Nё edicionin e tij tё 20, “Festivali i Dramёs Shqipe”, priti trupa teatrore nga tё gjitha viset shqiptare. Disa nga penat mё tё mirёnjohura tё cilёt morёn pjesё ishin Rexhep Qosja, Teki Dervishi, Bashkim Hoxha, Mehmet Kraja etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›