E Shtunë, 31 Tetor 2026

78-vjecari sulmon te dashuren

/ /

Ibrahim Haxhia 78 vjec per disa minuta ka ndjekur ne rruge nje grua te cilen e ka kercenuar me arme publikisht duke pretenduar se ajo ishte e dashura e tij 50-vjecare. Sulmi i te moshuarit ndaj shtetases Shpresa Rrapi ka terhequr vemendjen e kalimtareve te shumte ne rruge. Ngjarja ndodhi rreth ores 1200 ne zonen e Xhamllikut tek vendi i njohur si sheshi Shtraus ne Tirane. Per shkak se incidenti ndodhi perballe nje banke te nivelit te dyte policia dyshoi fillimisht per nje grabitje. I moshuari eshte pare nga roja e sigurise se bankes i cili ka dhene sinjalin e alarmit pasi dyshoi se Ibrahim Haxhia me arme ne dore ishte drejtuar per tek banka. Pak minuta me pas kur i moshuari u arrestua ngjarja eshte sqaruar ne Komisariatin nr.4. Burime te policise kane pohuar se i arrestuari Ibrahim Haxhia nuk po tentonte grabitjen e bankes. Ai u kap ne afersi te nje tuneli mes te pallateve duke ndjekur kemba-kembes nje grua drejt te ciles kishte qelluar 5 here me pistolete. Asnje nga plumbat nuk e ka prekur 50-vjecaren pasi autori ka qelluar ne ecje e siper me pistolete. Policia tha se Ibrahim Haxhia u arrestua me akuzat armembajtje pa leje kanosje dhe prishje te qetesise publike. Megjithate deshmia e dhene prej tij ne polici pas arrestimit ka habitur edhe vete oficeret e hetimit. Ata fillimisht dyshuan se i moshuari ishte me crregullime mendore kur ai tha se sulmin me arme e kishte kryer nga xhelozia per te dashuren. Ai pretendoi se kishte rreth gjashte muaj qe bashkejetonte me Shpresa Rrapin gruan qe qelloi me arme ne mes te rruges. Sipas te moshuarit dyshimi se ajo e kishte tradhtuar e detyroi dje ta kercenonte me arme. Ajo me tha se kishte qene shtatzene dhe para dy javesh kishte abortuar femijen ka thene i moshuari ne polici.
BASHKEJETESA
Ibrahim Haxhia 78 vjec dhe 50-vjecarja Shpresa Rrapi prej rreth gjashte muajsh bashkejetonin ne nje apartament tek zona e Xhamllikut ne Tirane. I moshuari baba i 5 femijeve te rritur jetonte me gruan e divorcuar plot 30 vjet me e re se ai. Sipas policise Shpresa Rrapi i perket komunitetit rom. I moshuari ka pretenduar se e donte te dashuren e tij por kur ajo i ka treguar se ka qene shtatzene dhe ka abortuar eshte ndier xheloz sepse sipas tij ajo e ka tradhtuar. Une e di qe ajo me ka tradhtuar sepse femija qe ajo kishte abortuar nuk mund te ishte i imi. Une jam i moshuar ka pretenduar Haxhia ne polici. Efektivat blu ushtruan kontroll ne apartamentin ku jetonte cifti ku kane gjetur nje automatik qe mbante pa leje i moshuari si dhe disa pako me medikamente qe rezultuan te ishin Viagra. Policia shoqeroi edhe gruan 50-vjecare me te cilen bashkejetonte i moshuari. Ajo fillimisht hodhi poshte gjithcka duke mohuar edhe njohjen me te arrestuarin por me vone nga analizat mjekesore rezultoi se qendronte varianti i ngjarjes i dhene nga Ibrahim Haxhia. Raporti mjekesor 50-vjecarja ishte shtatzene

TIRANER - Per te verifikuar deklarimet e te arrestuarit Ibrahim Haxhia mbi shtatzenine e gruas pasi ajo ishte 50-vjecare grupit hetimor te policise iu desh ndihma e mjekeve. Policia tha se ka verifikuar kartelat mjekesore te gruas me te cilen bashkejetonte 78-vjecari nga ku ka rezultuar se 50-vjecarja Shpresa Rrapi kishte qene shtatzene. Sipas raportit mjekesor shtatzenia ishte nderprere para dy javesh pas nje aborti. Pavaresisht se sipas mjekeve dhe eksperteve te policise nje shtatzeni ne moshe te tille konsiderohet e pamundur fakti shpjegohet me perkatesine racore te gruas e cila mesohet se i perket komunitetit rom. Edhe mjeket konfirmuan per grupin hetimor se ne komunitetin rom ka pasur edhe me pare raste te ngjashme kur gra te nje moshe rreth te 50-ave kane ngelur shtatzene edhe pse detyrohen te abortojne pasi femija eshte e pamundur te zhvillohet e te linde.

Etleva Delia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›