Policia Grate te denoncojne dhunen
TIRANE - Sensibilizimi i viktimave te dhunes ne familje dhe denoncimi i rasteve ne polici parandalon krime te renda ne familje. Ne kuader te 25 Nentorit Dites Nderkombetare kunder Dhunes ndaj Grave ne Drejtorine e Policise se Tiranes u zhvillua dje certifikimi i specialisteve te Seksionit Kunder Dhunes ne Familje. Ne aktivitet ishte e pranishme edhe zv.ministrja e Punes eshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Filloreta Kodra drejtues te Policise se Tiranes perfaqesues te Shoqates Kunder Dhunes ne Familje perfaqesues te Linjes se Keshillimit te Grave e Vajzave ne Shqiperi si dhe aktore te tjere te shoqerise civile. Gjate aktivitetit u vleresuan efektet qe ka pasur hyrja ne fuqi e ligjit Per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare dhe zbatimi i tij nga policia. Sipas specialisteve te ministrise dhe policise zbatimi i ligjit dhe ndergjegjesimi kryesisht i grave ka pasur nje efekt pozitiv ne parandalimin e shume ngjarjeve duke bere te mundur minimizimin e tyre dhe shmangien ne shume raste te tragjedive familjare. Ne strukturat e policise se kryeqytetit eshte ngritur dhe funksionon nje seksion i vecante per mbrojtjen e te miturve dhe dhunes ne familje aktiviteti i te cilit eshte zgjeruar ne fushat e bashkepunimit me agjenci te zbatimit te ligjit dhe disa OJF me te cilat eshte krijuar nje marreveshje bashkepunimi.