Gerdeci nuk lirohen Pinari e Delijorgji
TIRANE - Gjykata e Tiranes rrezoi dje kerkesen e Mihal Delijorgjit te pandehurit te dosjes Gerdeci per lirim nga qelia per shkak te tejkalimit te afateve te paraburgimit. Te njejtin fat paten edhe dy te bashkepandehurit e tij te arrestuar te akuzuar si shkaktare te shperthimit te 15 marsit 2008 ne Gerdec Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci. Nje treshe gjyqtaresh te kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha perfundoi shqyrtimin gjyqesor te kerkeses se Mihal Delijorgjit Ylli Pinarit dhe Sokol Ngjecit per lirimin nga paraburgimi per shkak te tejkalimit te afateve. Ne nje kohe kur nga gjykata pritej te mesohej nese afatet ligjore te qendrimit ne paraburgim per te pandehurit kishin skaduar apo jo treshja gjykuese tha se kerkesa ishte e pabazuar ne ligj. Nga materialet e ketij fashikulli gjykata konstaton se nga kerkuesit nuk jane zbatuar rregullat procedurale per paraqitjen e kerkeses ne formen e duhur ligjore. Ne keto kushte gjykata cmon dhe konstaton se kerkesa eshte me te meta procedurale dhe per kete shkak e konsideron kerkesen te pabazuar ne ligj u shpreh me vendim gjykata. Referuar vendimit tre kerkuesit nuk do te mund te lirohen nga qelite e paraburgimit 313 ne Tiranes vend ku qendrojne qe nga arrestimi i tyre pas shperthimit te fabrikes se demontimit te municioneve ne Gerdec ku u vrane 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Ne konkluzionet perfundimtare mbroj-tesit ligjore te te pandehurve pretenduan para gjykates se klientet e tyre mbahen ne menyre te paligjshme ne qeli prej 3 muajsh. Sipas avokateve llogaritja e afateve te paraburgimit duhet te niste qe nga dergimi i dosjes ne Gjykaten e Larte ne mars te vitit 2009 dhe jo ai i qershorit 2009 kur dosja u depozitua ne Gjykaten e Tiranes. Ndersa prokuroret e ceshtjes kerkuan rrezimin e kerkeses pasi sipas tyre afatet nuk kane perfunduar. Shqyrtimi qe u mbyll dje ishte nje rigjykim i kerkeses se tyre per lirim ne zbatim te nje vendimi te Gjykates se Larte te dates 3 nentor te ketij viti. Rrezimi i kerkeses nga trupa qe po shqyrton ne themel dosjen Gerdeci e me pas edhe nga Gjykata e Apelit i detyroi avokatet te benin rekurs ne Gjykaten e Larte. Ne vendimin e tij Kolegji Penal i Gjykates se Larte e ktheu ceshtjen per rigjykim. Gjithashtu Gjykata e Larte urdheroi qe numerimi te fillonte nga dergimi i akteve te dosjes Gerdeci ne kete gjykate. ar.ba