E Shtunë, 31 Tetor 2026

7.89 m, Bregu vendos rekord kombëtar

Admir Bregu, atleti shqiptar i kërcimit së gjati vendosi një rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë. Shkodrani kërceu 7.89 metra në Kampionatin Kombëtar të Atletikës në Rumani. Rekordi i mëparshëm i tij ishte 7.74 metra.
Admir Bregu është renditur i 3-ti me 12 konkurrentëve në këtë garë. Ne vend të parë doli rumuni Simion Danut Marian me 8.06 metra, ndërsa në vend të dytë po një tjetër rumun, Tarus Bogdab Gabriel (8.01 metra).
Në këtë kampionat marrin pjesë përvec Rumanisë, edhe atletë nga Shqipëria, Moldavia, Maqedonia, Turqia, Norvegjia e Libani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›