E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erklo fiton kupën “Arben Minga”

Skuadra e kompanisë "Erklo" shpk. Fitoi kupën "Arben Minga" në minifutboll duke mundur formacionin e "Procredit Bank" me rezultatin 5-2. Trofeu u dorëzua nga motra e ish-lojtarit të madh të Tiranës, Tatjana Minga.
Në këtë aktivitet morën pjesë 12 ekipe: Erklo Shpk., Procredit Bank, Vila Gold, Ferlat, FILA, Casa Italia, Austria, Aurora, Deka, Media Sport, Eagle Mobile dhe Ambasada Turke.
Skuadra kampione përvec trofeut morri edhe një shpërblim prej 2 mijë dollarësh, ndërsa finalisti humbës 1 mijë dollarë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›