January Ziambo firmos për Bylis

January Ziambo u bë lojtari i dytë i huaj që firmos me Bylisin për sezonin e ri 2008-2009. Afrikani nga Zambia pasoi kështu portierin nigerian Emanuel Egbo te skuadra ballshiote, e cila u shpall kampione e Kategorisë së Parë.
Ziambo njihet për cilësitë e tij sulmuese dhe më parë ka luajtur për disa skuadra të Kategorisë Superiore, Teuta e Kastrioti.
Përforcimi i tretë i huaj i skuadrës së presidentit Besnik Kapllanaj pritet të jetë mesfushori me ngjyrë Mouhamadou.
Edhe mbrojtësi Vasiljevsk Lamaj mund të luajë me Bylisin sezonin e ardhshëm. Tepelenasi ka luajtur në disa skuadra të Kategorisë së Parë, teksa fillimet e tij sportive i ka nisur te Partizani.